
Sokol Cikalleshi vazhdon që të jetë një nga protagonistët kryesorë tek ekipi i Konyaspor. Sulmuesi kuqezi ka gjetur përsëri rrugën e rrjetës në ndeshjen që ekipi i tij po luan momentalisht përballë Kayserispor.
Ndeshja është 1-0 në favor të ekipit të Cikalleshit dhe është pikërisht ky i fundit që ka shënuar. Në minutën e 48’ të sfidës, 33-vjeçari ktheu në gol një 11-metërsh.
Për Cikalleshin ky është goli i shtatë në kampionatin turk, teksa numëron edhe dy asistime.
Goli i Cikalleshit. (VIDEO)
Poll