Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Skënderbeu turpëron Tiranën, korçarët i 'ulin hundën' bardhebluve në mes të kryeqytetit

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Skënderbeu turpëron Tiranën, korçarët i

Tirana 3-4 Skënderbeu (Abazaj 28'P, Përgjoni 36', Patrick 84' / Ahanonu 12', 63', Shaqe 17', Liço 32',)

Superiore: Java 21

Stadiumi: Air Albania

Arbitër: Olsid Ferataj

Formacionet zyrtare:

Tirana (4-2-3-1): Abdullahu; Lulaj, Najdovski, Hoxhallari, Përgjoni; Meta, Deliu; Haxhiu, Lushkja, Latifi, Abazaj. Trajner: Julian Ahmataj

Skënderbeu (3-4-3): Alia; Prençi, Dwumfour, Gerço; Janaqi, Liço, Yuri, Shaqe, Rashica, Ahanonu, Nikaj. Trajner: Ivan Gvozdenovic

Komenti minutë pas minute:

90+7' Përfundon ndeshja.

90' Patrick godet por nuk koordinohet siç duhet, topi shkon te Abazaj i cili 1 metër larg porte gabon. (VIDEO)

84' Gol shprese për Tiranën, Patrick rihap llogaritë (VIDEO)

77′ Yuri provon me një gjuajtje në hyrjë të zonës, por Abdullahu reagon siç duhet për t’i mohuar golin.(VIDEO)

73' Kapiteni 'tradhton' Tiranën, Hoxhallari del me karton të kuq dhe lë në baltë bardheblutë (VIDEO)

63' Ahanonu shënon golin e katërt për Skënderbeun. (VIDEO)

59′ Liço provon me një gjuajtje potente nga distanca, me topin që shkoi mbi kuadrat.

54′ Abazaj provon me kokë, por Alia arrin ta ndalë topin.

46' Nis pjesa e dytë.

45+3' Mbyllet pjesa e parë.

36' Edhe Tirana di të shënojë me kokë, Përgjoni ngushton sëris rezultatin. (VIDEO)

32' Tjetër gafë nga mbrojtja e Tiranës, Skënderbeu shënon golin e 3-të (VIDEO)

28' Një penallti 'ringjall' Tiranën, Abazaj mposht Alian dhe ngushton rezultatin (VIDEO)

17' Bardheblutë për 'turizëm' në "Air Albania", Skënderbeu shënon edhe golin e 2-të (VIDEO) 

12' Mbrojtja e Tiranës bën sehir, Skënderbeu gjen golin në "Air Albania". (VIDEO) 

10' Abdullahu shpëton Tiranën nga gafa e Lulajt, mrekullia e gardianit duartrokitet edhe nga Gvozdenovic. (VIDEO)

7' Krosim në zonë dhe Hoxhallari e largon me kokë, topi shkon tek Liço i cili godet me të parën, por sfera i shkon ngjitur shtyllës.

5' Deliu avancon drejt zonës, pengohet nga Liço dhe kërkon 11-metërsh, por arbitri vazhdon i qetë lojën. (VIDEO)

1' Fillon ndeshja.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga