
TEUTA - VLLAZNIA 0-0
Teuta dhe Vllaznia ndajnë pikët në sfidën e javës së 6. Takimi i luajtur në “Niko Dovana” u mbyll me rrjeta të paprekura 0-0. Raste të shumta për të dy ekipet por mungoi finalizimi. Një barazim që nuk u bën punë ekiepve. Teuta vijon të mos njoh fitore në këtë kampionat.
Vllaznia nuk ia doli të mposhtë Qirkon që bëri një paraqitje të shkëlqyer në këtë takim. 1 pikë për të besuarit e Josës që aktualisht mban vendin e 4 në renditje. Një ndeshje tepër e luftuar deri në minutën e fundit nga të dy ekipet, nuk u finalizua.
Formacionet zyrtare:
Teuta: Qirko, Idrizaj-Kotobelli-Kouros-Marku, E. Vila-Beqja- Karabeci- L. Vila, Oshafi- Hebaj
Trajner: Bledi Shkëmbi
Vllaznia: Zogovic, Gurishta-Juric- Bulatovic-Hakaj, Heric- Alivoda- Jonuzi, Marku- Hoxhaj- Mala
Trajner: Mirel Josa
Komenti minutë pas minute:
90'+3' Nuk ka fitues në Durrës. Teuta dhe Vllaznia ndajnë nga një pikë.
80' Vulaj futet në lojë mes ovacionesh, Heric largohet
76' Mala nuk përfundon ashtu siç duhet aksionin model të Vllaznisë, shumë pranë golit kuqeblutë
71' Nuk mbajnë nervat në Niko Dovana.
63' Hebaj largohet për Boçin, mbyllet sfida për shkodranin e Teutës
59' Kaina në fushën e lojës, Hoxhaj i lë vendin
35' Çfarë ka pritur Qirko, Hakaj tenton nga jashtë zone
34' Vila i mohon golin Markut i cili ishte në pozicion të favorshëm shënimi
27' Hebaj godet me kokë por fluturon Zogovic, shkodrani kërkon t'i rrëmbej një 11 metërsh Vllaznisë
22' Oshafi shpërdoron një rast të artë, gabon Hakaj në marrjen e topit.
17' Emiliano Vila zgjon Teutën, shumë pranë golit "blutë e detiti"
14' Marku tenton të befasoj Qirko, i vëmendshëm gardiani
12' Vështirësi për Vllazninë, Teuta i mbyllë në gjysëm fushën e tyre.
1' Nis takimi mes Teutës dhe Vllaznisë.