
SHQIPËRI 0-3 KILI (Vargas 19', Bolados 83', Davila 92')
Shqipëria e ka nisur me humbje vitin 2024. Kombëtarja jonë është mposhtur në miqësoren e parë të muajt mars, nga Kili. Sfida e zhvilluar në Parma të Italisë, përfundoi me fitoren 0-3 të amerikano-latinëve.
Golat për Kilin u shënuan nga Vargas, Bolados dhe Davila. Shqipëria u mundua në disa raste, por pa mundur që të konkretizonte. Tashmë prova e radhës e djemve të Sylvinhos është ajo e së hënës përballë Suedisë, në Stokholm.
Ndeshje miqësore Stadiumi: "Tardini" Arbitër: Luca Pairetto FORMACIONET ZYRTARE: SHQIPËRIA: Strakosha, Mitaj, Gjimshiti, Mihaj, Hysaj, Ramadani, Asllani, Bajrami, Seferi, Asani, Manaj. Trajner: Sylvinho KILI: Bravo, Suazo, Lichnovsky, Diaz, Isla, Echeverria, Nunez, Davila, Sanchez, Osoria, Vargas. Trajner: Nicolas Cordova Rastet e ndeshjes: 90+4' Përfundon ndeshja. 90+2' Davila shënon të tretin për Kilin. (VIDEO) 83' Vjen goli i dytë nga Kili. (VIDEO) 79' Arbër Hoxha merr vendin e Taulant Seferit. (VIDEO) 75' Armando Broja pranë golit. (VIDEO) 72' Vjen edhe momenti i Muçit që zë vendin e Bajramit. 68' Kombëtarja në kërkim të golit, Armando Broja 'zbarkon' në fushë. (VIDEO) 63' Sylvinho largon Asanin, Muçolli merr vendin e shkupjanit. 58' Kili pranë golit të dytë. (VIDEO) 57' Zëvendësimi i parë për tanët. Laçi zë vendin e Ramadanit. 46' Starton pjesa e dytë. 45' Mbyllet pjesa e parë. 19' Kili kalon në avantazh. (VIDEO) 10' Rey Manaj pranë golit. (VIDEO) 7' Faulli i parë, Ylber Ramadani ndëshkohet me karton të verdhë. 1' Starton sfida në stadiumin "Tardini" të Parmës.
Galeria fotografike ()
Poll