
Shqipëria U-21 e drejtuar nga trajneri Alban Bushi kanë triumfuar me shifrat 3-0 ndaj San Marinos U-21. Sfida miqësore u zhvillua në San Marino, në stadiumin “Serravalle” duke startuar nga ora 18:00.
Golat në takimin e sotëm erdhën nga Pajaziti dhe Smajli, ku goli i parë ishte një autogol i vëndasve. Lojtarët që spikatë në këtë takim ishin dyshja e mesfushës, Pajaziti dhe Alivoda.
Pajaziti është pjesë e Fulham U-21 ku aktivizohet si titullarë. Në sfidën e sotme miqësore Pajaziti ka arritur të driblojë kundërshtarët duke ndalur topin në mënyrë perfektë në fundin e rrjetës.
Alivoda në krahun tjetër ka blinduar vendin e titullarit te Vllaznia. Ndërkohë një gol fantastik është realizuar dhe nga Geralb Smajli, i cili vulosi fatin e takimit që në pjesën e parë.
GOLAT: