
Zvicër-Kamerun 1-0 Embolo 48'
Botërori i Katar 2022, Grupi G
Ndeshja: Zvicra ia doli të siguronte fitoren ndaj Kamerunit. Një fitore me shifrat 1-0 për “helvetët” të cilët shënuan me Embolo, ku ky i fundit u asistua nga Shaqiri.
Pjesa e parë mes dy ekipeve u mbyll 0-0 mes tyre, ndërsa është dashur pjesa minuta e 48-të e sifdës për të parë edhe golin e vetëm në këtë takim, i cili do të rezultonte edhe i fitores për Zvicrës e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit.
Rastet nuk munguan nga Kameruni, ku në disa raste Sommer bëri shpëtimtarin, ndërsa edhe Onana ndali në një moment Xhakën nga shënimi i golit.
Formacionet zyrtare:
Zvicra: Sommer, Akanji, Elvedi, Embolo, Freuler, Rodriguez, Shaqiri, Sow, Vargas, Widmer, Xhaka. Trajner: Murat Yakim
Kameruni: Onana, Anguissa, Castelletto, Choupo-Moting, Fai, Hongla, Mbeumo, N’Koiloi, Oum Gouet, Toko Ekambi, Tolo.
Minutë pas minutë:
96'- Mbyllet sfida me fitoren e Zvicrës 1-0, ku Embolo ndëshkoi Kamrunasit.
90'- Gjyqtari jep 6 minuta shtesë.
85-' Onana i mohon golin Granit Xhakës.
71'- Mbaron sfida për SHAQIRIN, i cili zëvendësohet nga trajneri Murat Yakim.
65'- Zvicra i shkon afër golit të dytë, teksa Onana shpëton portën e Kamerunit nga gjuajtja e Vargas.
57'- Sommer bën një tjetër pritje, Kameruni afër golit.
48'- Empolo shënon pas asistit të Shaqirit. Empolo nuk feston pasi e shkuara e tij i perket Kamerunit, lojtari është me origjinë nga Kameruni.
46'- Nis pjesa e dytë, lojtarë e Kamerunit shkelmojnë topin. Zvicra e Xhakës e Shaqirit kërkon golin.
45+2'- Mbyllet 45 minutat e parë mes Zvicrës dhe Kamrunit me shifrat 0-0.
45'- Gjyqtari jep dy minuta shtesë.
39'- Goditje këndi për Zvicren. lojtarët helvet japin një tjetër shkëndijë në portën e mbrojtur nga Onana.
33'- Zgjohet Zvicra teksa rrezikon portën e Kamrunit.
30'- Kemeruni zbret rrezikshë, Sommer bën sërish shpëtimtarin.
26′ Minutat janë për kamerunasit, të cilët duken më të rrezikshëm me rastet e krijuara deri tani.
13'-Choupo-Moting tremb Zvicrën, Sommer shpëton portën
10′- Kameruni provon të befasojë zviceranët me një kundërsulm, Toko Ekambi ka humbur shansin e artë.
4′- Këto minuta ka Zvicra në kontroll lojën, duke ushtruar presion ndaj kamerunasve.
1’- Nis ndeshja mes Zvicrës dhe Kamerunit.