Skënderbeu 1-0 Kukësi (Rashica 5')
Skënderbeu dhe Kukësi kanë zhvilluar ditën e sotme ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të të “Abissnet Superiore”. Sfida që u zhvillua në Korçë, përfundoi me fitoren minimale 1-0, të vendasve. Golin e vetëm të kësaj sfide e shënoi Ermir Rashica në minutën e 5’.
Me këtë fitore Skënderbeu mbetet në vendin e shtatë, por tashmë në kuotën e 28 pikëve, po aq sa Laçi i vendit të gjashtë, duke u larguar kështu nga zona e ftohtë e renditjes. Në krahun tjetër, Kukësi mbetet në fundin e tabelës në kuotën e 19 pikëve.
Kategoria Superiore: Java e 23-të
Stadiumi: Skënderbeu
Arbitër: Albert Doda
FORMACIONET ZYRTARE:
SKËNDERBEU: Alia, Ramos, Prençi, Rabiu, Lika, Liço, Rashica, Gerco, Frenklin, Dumfur, Shaqe. Trajner: Ivan Gvozdenoviç
KUKËSI: Tafas, Murati, Lamçe, Lleshi, Dragoshi, Beshiraj, Zenunaj, Salami, Lala, Fejzaj, Da Mota. Trajner: Emiljano Çela
Rastet e ndeshjes:
90+7' Mbyllet sfida.
93' Kukësi shtyn përpara në kërkim të golit të barazimit. (VIDEO)
46' Starton pjesa e dytë e ndeshjes.
45+3' Mjafton goli i Rashicës, Skënderbeu mbyll në avantazh pjesën e parë ndaj Kukësit.
5' GOOOOL! Rashica kalon Skënderbeun në avantazh. (VIDEO)
4' Gërco rrezikon portën e Kukësit, Tafas bën heroin. (VIDEO)
1' Starton sfida në Korçë.