Dinamo-Apollonia 2-3 (Marku 30' Dikson 72'/Anthony 7', Omeri 66' pen., Francis 84')
Kategoria e Parë, java e 19-të
Arbitër: Juxhin Xhaja
Stadiumi: Selman Stermasi
Ka përfunduar pjesa e dytë dhe i tërë takimi mes Dinamos dhe Apollonisë. Sfida në “Selman Stermasi” u mbyll 2-3 për fierakët. Takimi ishte spektakolar pasi u shënuan 5 gola dhe pati mjaft raste dhe ritëm të lartë. Apollonia shënoi e para në minutën e 7 me Anthony, që shfrytëzoi një pasiguri në mbrojtjen dinamovite. Marku barazoi për blutë në të 30-tën dhe pjesa e parë u mbyll 1-1. Por në të dytën ndeshja nisi disi me ritëm të ulët përpara se të nidzej në minutën e 66 kur Omeri shndërroi në gol një penallti dhe kaloi sërish në avantazh Apolloninë. Dikson barazoi për Dinamon 6 minuta më vonë pas një krosi në zonë duke realizuar me kokë. Por ishte Francis për Apolloninë që shënoi golin e fitores pas një topi të ardhur nga një goditje dënimi. Kështu Dinamo humbet një mundësi të artë për t’iu bashkangjijtur Skënderbeut në krye të klasifikimit dhe e sheh veten sërish në vend të tretë pas korçarëve dhe Flamurtarit të vendit të dytë. Apollonia nga ana tjetër ngjitet në vendin e 7 duke lënë zonën e ftohtë.
DINAMO: Dani, Allmuça, Imami, Dikson, Prodani, Daja, Lilaj, Ivan, Denison, T. Marku, Karamba.
Trajner: Dritan Mehmeti
APOLONIA: Harizaj, Asllanaj, Ndubuisi, Repaj, Orelesi, Shanaj, Hebeja, Khalid, Omeri, Maksuti, Umejiego.
Trajner: Veljko Dovedan
Komenti minutë pas minute:
97'- Përfundon takimi në "Selman Stermasi me fitoren e Apollonisë 2-3.
84'- Kros në zonë dhe Francis shënon me kokë, 2-3 për Apolloninë.
82'- Khalid ndëshkohet me të verdhë për vonesë loje.
77'- Denison në zonë, stopon me gjoks, godet por sërish Harizaj. Goditje nga këndi për Dinamon.
75'- Asion Daja në zonë, godet por Harizaj grushton në këndore
72'- Denison kroson dhe Dikson devijon në rrjetë, barazon Dinamo 2-2.
66'- Omeri shënon nga pika e bardhë, 1-2 për fierakët
65'- Penallti për Apolloninë. Lilaj shkakton 11 metërsh ndaj Maksutit
48'- Karamba në zonë godet por Harizaj në vështirësi shpëton portën.
47'- Denison futet në zonë, godet por jashtë, shumë pranë golit.
46'- Nis pjesa e dytë në "Selman Stermasi" mes Dinamos dhe Apollonisë.
45+3'- Përfundon pjesa e parë mes Dinamos dhe Apollonisë në barazim 1-1.
40'- Denisov nga distanca or Harizaj në pozicion grushton topin.
36'- Daja kroson në zonë ,por aty nuk gjendet askush. Rrezikshëm sërish Dinamo.
30'- Gol Dinamo, Marku dërgon topin në rrjetë 1-1
21'- Daja dërgon topin në rrjetë, por arbitri vërshëllen për prekje topi me dorë. Faull në favor të Apollonisë.
7'- Gol Apollonia. Anto dërgon topin në rrjetë.
1'- Nis takimi në "Selman Stermasi".