Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Safet GJICI ngacmon bardheblutë dhe Shehin: Ishalla ky i yni ia kalon atij trajnerit të portierëve të TIRANËS

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Safet GJICI ngacmon bardheblutë dhe Shehin: Ishalla ky i yni ia

Kukësi është një nga skuadrat që do të rivalizojë deri në fund Tiranën për titullin kampion. Edhe pse verilindorët gjenden në vendin e dytë, 9 pikë pas bardhebluve, dozat e optimizmit janë të pranishme.

Radio Televizioni Shqiptar ka përgatitur një speciale për skuadrën e Orges Shehit që vijon përgatitjet intensive në Elbasan. Atmosfera në ekip është pozitive, ndërsa lojtarët janë në formë.

Nga Shehi e deri te Olsi Teqja, të gjithë nuk ngurojnë të flasin për mikrofonin e RTSH-së, ku protagonizmin e merr në “dorë” si gazetar Gëzim Krasniqi.

Sigurisht që në këtë speciale s’mund të mungojë as presidenti Safet Gjici, i cili shprehet: “Kukësi është klubi më i mirë në Shqipëri. Ne kemi kualitete dhe jemi treguar gjithmonë korrekt si klub. Por kemi çaluar tek timonieri, pra tek trajneri. Tani shpresojmë se ky që kemi mos ia kalon atij trajnerit të portierëve që ka Tirana”, përfundon ai duke ngacmuar bardheblutë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga