Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

Kërkon përmbysjen përballë PSG-së në Champions! Chelsea-t i bëhet “malore”, trajneri jep lajmin e keq

Shkruar nga NEWSPORT
Kërkon përmbysjen përballë PSG-së në Champions!
Chelsea

Trajneri i Chelsea, Liam Rosenior ka konfirmuar se kapiteni Reece James, do të mungojë për shkak dëmtimi. Mbrojtësi ka ndjerë shqetësime në kofshë dhe nuk do të jetë i gatshëm për sfidën e radhës.

Chelsea përballet sonte me Paris Saint-Germain në ndeshjen e kthimit të 1/8-ave të UEFA Champions League në "Stamford Bridge". Londinezët janë në disavantazh 5-2 dhe u duhet një përmbysje e madhe për të kaluar më tej.

“James ndjeu diçka në fund të ndeshjes me Newcastle dhe nuk do të jetë gati për këtë përballje”, deklaroi Rosenior. Trajneri pranoi se mungesa e kapitenit është një goditje e fortë për ekipin në një ndeshje kaq vendimtare.

Poll

Lexo gjithashtu