Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Ronaldo dhuron "show" ndaj Hungarisë, Portugalia perfekte në start

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Ronaldo dhuron "show" ndaj Hungarisë, Portugalia perfekte

Hungari - Portugali 0-3

NDESHJA: Portugalia e nis me këmbën e parë EURO 2020. Kampionët në fuqi të Europianit kanë mposhtur me rezultatin e pastër 3-0 Hungarinë në shtëpi duke bërë një ndeshje perfekte. Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola me Portugalinë që kishte disa shanse për gol. Edhe fraksioni i dytë nis me portugezët në sulm, por goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 84-të me Guerreiron që zhbllokoi ndeshjen, ndërsa dy minuta më vonë Ronaldo u tregua I saktë nga penallti. Për të vulosur ndeshjen mendoi sërish CR7 që në të 92-të shënoi edhe golin e 3 duke bërë që takimi të mbyllej 0-3. Me këtë fitore, Portugalia merr 3 pikët e para në grupin e "ferrit" ku janë edhe Gjermani e Franca që do të përballen në mbrëmje.

Hungari: Gulacsi; Fiola, Orban, Attila Szalai; Lovrencsics, Kleinheisler, Nagy, Schafer, Botka; Sallai, Szalai

Portugali: Patricio; Semedo, Dias, Pepe, Guerreiro; Danilo, William, B. Fernandes; Bernardo Silva, Ronaldo, Jota

Komenti minutë pas minute:

90+5' Mbyllet ndeshja, Portugalia fiton pastër 3-0.

93' GOL!! Aksion model nga Portugalia, Ronaldo nuk fal para portës dhe shënon golin e 3-të.

86' GOL!!! Portugalia gjen edhe golin e dytë. Ronaldo godet saktë nga penalltia dhe vendos rekord me 10 gola në Europian.

84'GOL!!!! Zhbllokohet ndeshja, Portugalia gjen golin me Guerreiro, mbrojtë gjuan brenda zonës me topin që devijohet dhe ndalet në rrjetë.

80' Hungaria shënon gol me Schone, gjyqtari e akordon për pozicion jashtë loje.

75' Ronaldo proteston për penallti, Fiola prek topin me dorë, por gjyqtari vijon ndeshjen dhe nuk akordon penallti as me VAR.

46' Nis pjesa e dytë.

45'- Gjyqtari i katërt jep 1 minutë shtesë. Rezultati mbetet i pandryshuar.

43'- Portugalia pranë golit. Cristiano Ronaldo i vetëm me portën, nuk arrin të shënjestrojë si duhet.
37'- Goditje dënimi në favor të Hungarisë. Krosim i bukur, gjuan me kokë Sallai, por ndal mirë Patricio.
30'- 15 minuta nga fundi i pjesës së parë. Portugezët dominues, por nuk arrijnë të gjejnë rrugën e golit.
23'- Këndore për Portugalinë. Kroson Bernardo Silva, por largon mirë mbrojtja vendase.
8'- Goditje dënimi në favor të Portugalisë. Sërish rast i mirë për Diogon, por sulmuesi portugez nuk e shfrytëzon si duhet.

5'- Diogo Jota pranë golit të parë. Rast i mirë për portugezët, por portieri hungarez bën mrekullinë.
1'- Topi i parë shkelmohet nga vendasit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga