
Vedat Muriqi ka gjetur sërish rrugën e rrjetës në Spanjë. Sulmuesi dardan shënoi golin e barazimit në minuten e 53' në ndeshjen që po luhet aktualisht mes Real Valladolit dhe Mallorcas.
Një krosim nga e djathta e Pablo Maffeos gjeti në zonë shtatlartin kosovar që fluturoi mbi të gjithë për të dërguar më pas topin në rrjetë.
Ky është goli i tij i 11-të deri tani në 25 ndeshje të zhvilluara. Pas pauzës së Kombëtareve, Pirati rikthehet me gol në kampionat duke shuar mallin e tifozëve të Mallorcas.
Poll