
Rey Manaj vazhdon formën e mirë. Sulmuesi kuqezi ka gjetur rrugën e rrjetës në ndeshjen përballë Fenerbahces që po luhet momentalisht.
Ekipi i Manajt, Sivasspor, po humbet 3-1, teksa Manaj shënoi golin e vetëm deri më tani për të tijët. Në minutën e 50’ të sfidës, Manaj ktheu në gol një pasim të marrë nga Saiz.
Për 26-vjeçarin ky është goli i pestë sezonal në Superligën turke.
(KLIKO KËTU PËR TË PARË GOLIN E REY MANAJ)
Poll