Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Raste pafund dhe penallti e pritur, Vllaznia në krye të Superiores, Kukësi merr 1 pikë në Shkodër

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Raste pafund dhe penallti e pritur, Vllaznia në krye të

VLLAZNIA - KUKËSI 0-0

Vllaznia: Zogovic, Gurishta, Adili, Imami, Kruja, Krymi, Jonuzi, Vedji, Da Silva, A. Hoxhaj, Kalaja Trajner: Thomas Brdaric

Kukësi: Xhika, Baravykas, Lulaj, Kurdic, Demiri, Taipi, Tsintsadze, Peposhi, Ibraimi, Gashi, Eze Trajner: Mirel Josa

Gjyqtar: Kridens Meta

Stadiumi: Loro Boriçi

Ndeshja: Një takim me shumë raste për të dy ekipet, por në fund nxjerr skuadrat me nga 1 pikë. një rezultat që i shkon më shumë për shtat Vllaznisë që rimerr kryesimin e Superiores me 42 pikë. Ndërsa për verilindorët Europa përmes Superiores duket thjesht një mision i pamundur. Duhet veçuar Dashamir Xhika që në këtë takim ishte më i miri në fushë duke mbajtur të paprekur portën e tij. Hero në penalltinë e pritur ndaj Demir Imerit duke i dhënë në këtë mënyrë 1 pikë skuadrës së drejtuar nga Mirel Josa.

Komenti minutë pas minute:

90'- Gjyqtari i katërt jep 5 minuta shtesë.

79'- Mundësi e artë për Vllazninë. Demir Imeri nuk arrin të çojë sërish sferën drejt rrjetës.

71'- Penallti për Vllazninë. Cisse pengohet në zonë nga Lulaj dhe Kridens Meta akordon 11-metërsh. Goditja merret përsipër nga Demir Imeri, por përballë ka Dashamir Xhikën që tregon vlerat e tij duke i mohuar golin.

50'- Agim Ibraimi pretendon prekje të topit me dorë në zonë, por gjithcka e rregullt sipas gjyqtarit Kridens Meta.
46'- Nis pa zëvendësime pjesa e dytë në Shkodër.

45+1'- Vllaznia pranë golit. Sërish Dashamir Xhika bën heroin.

36'- Çfarë rasti për Kukësin. Ibraimi duhej të kishte shënuar, por sulmuesi i kuksianeve habit me gjuajtjen e tij. Gafë e Eni Imamit që duhej të ishte shfrytëzuar sic duhet nga lojtari i verilindorëve.

21'- Tjetër rast flagrant për Vllazninë. Arlind Kalaja kroson bukur për Ardit Hoxhajn, gjuan me kokë sulmuesi vlonjat, por Dashamir Xhika bën mrekullinë.
16'- Aksion i mirë sërish për shkodranët. Vedji jep një asist për Arlind Kalajën, por ky i fundit nuk e shfrytëzon si duhet mundësinë e dhënë.

9'- Moment i mirë për Vllazninë. Vedji ka mundësinë e artë për të kaluar shkodranët në avantazh, por Dashamir Xhika shpëton portën kuksiane.
1'- Topi i parë shkelmohet nga vendasit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga