
Jorgo Pëllumbi, qendërmbrojtësi 23-vjeçar i Kombëtares shqiptare të futbollit. Një lojtar shtatlartë i fortë në ajër dhe i saktë më ndërhyrjet në tokë.
I aktivizuar 14 ndeshje me Kombëtaren U-21, pse jo, Pëllumbi pret dhe një ftesë nga Sylvinho.
23-vjeçari që aktualisht aktivizohet tek ekipi i Varazdin, skuadër që militon në Superligën kroate. Pëllumbi është një nga lojtarët kyç dhe një titullar i padiskutueshëm tek ekipi kroat.
Mbrojtësi shqiptar shpeshherë ka qenë nën “elozhet” e thurura nga trajneri i Varazdin për paraqitjet që ai bën herë pas here.
Kujtojmë që më parë Pëllumbi është aktivizuar edhe në Superiore me ekipin e Skënderbeut dhe Kukësit.
-MË POSHTË ËSHTË NJË PËRMBLEDHJE E SHKURTËR E PARAQITJEVE TË JORGO PËLLUMBIT NË KROACI: