
Mbyll sot rrugëtimin France 2016. Një spektakël gjigand, organizim perfekt, shumë pak incidente dhe një atmosferë e gjitha për t’u shijuar. Ndeshja e sotme finale do të jetë guri i fundit që i vendoset mozaikut të këtij spektakli. UEFA ka publikuar një video promovuese përpara nisjes së ndeshjes sonte në mbrëmje.
Kush do të shpallet fituese: Franca organizatore, apo Portugalia këmbëngulëse?
Do të triumfojë veteran Ronaldo, apo do të shkëlqejë ylli francez Griezmann?
Të gjitha këto pyetje do të marrin përgjigje sot pas vërshëllimës së fundit të arbitrit, apo penalltisë së fundit të gjuajtur.
[video width="400" height="224" mp4="http://newsport.al/wp-content/uploads/2016/07/promo.mp4"][/video]
Poll