
Edon Hasani tashmë është lojtari më i ri i Elbasanit. Mesfushori ditën e sotme është prezantuar nga skuadra e Kategorisë së Parë.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale mesfushori duket teksa zbret në fushën e “Elbasan Arena”, teksa videoja e prezantimit është vërtet spektakolare.
Mesfushori mbylli aventurën e tij te Kastrioti dhe tashmë do të synojë të jetë protagonist me ekipin e Nevil Dedes, ku synohet ngjitja në Superiore, teksa do të jetë një vlerë e shtuar për elbasanasit. Hasani është afrimi i 5-të nga radhët e Kastriotit.
“Nje lojtar me eksperience dhe talentin e duhur per ngjyrat verdheblu. Tirana, Vllaznia, Kukesi, Kastrioti ne Shqiperi, Litex, Timisioara, Ceahlaul, Sepahan, Ankara ne arenen nderkombetare.
Klubi Elbasanit i uron Mireserdhe Edon!”, ka shkruar klubi.