
Edlir Tetova nuk u kursye në fundin e ndeshjes, që Egnatia barazoi 1 me 1 ndaj Tiranës në “Elbasan Arena”. Trajneri i rrogozhinasve u shpreh se Egnatia e ka fituar sfidën, teksa bardheblutë sipas tij barazuan në fund me penallti të paqenë.
Ky ishte dhe rasti decisiv për superndeshjen e javës 27 në Superiore. Për këtë emisioni “Skaner” në MCN nisi me moviolën e rastit të përfolur.
Bujar Pregja ka dhënë verdiktin e tij, që duket i palëkundur. Moviola sipas tij tregon se është penallti, ndërsa dhe të pranishmit në studio janë të paqartë për mënyrën si kontestoi Edlir Tetova. Kujtojmë se ky i fundit pretendon se lojtari i Tiranës mori topin me dorë.
Moviola e Bujar Pregjës: (VIDEO)
Poll