
Fillimi i ndeshjes Skënderbeu – Vllaznia mund të ketë qenë i qetë në fushën e lojës, por aspak në tribuna. Një ngjarje aspak e këndshme ka ndodhur në minutat e para të kësaj sfide.
Në tribunën VIP të stadiumit “Skënderbeu” aty ku po qëndronin edhe presidenti Ardjan Takaj së bashku me djalin e tij janë përfshirë në një sherr. Një person ka debatuar me presidentin Takaj më pas e ka goditur. Kjo gjë ka detyruar djalin e presidentit të Skënderbeut që të ndërhyjë, por edhe ky i fundit është goditur në momentin e rrëmujës së zënkës.
Bëhet me dije se personi në fjalë që ka goditur Takajn, është prindi i njërit prej lojtarëve të Skënderbeut. “Panorama Sport” ka publikuar një video ku shihet dhe momenti i shoqërimit të agresorit nga forcat policore.