Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Presidenti DEMROZI gatuan për lojtarët në zgarë, Malota zbulon atmosferën fantastike te Egnatia

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Presidenti DEMROZI gatuan për lojtarët në zgarë,

Atmosfera te Egnatia është mjaft pozitive. Viti i dytë në Superiore dhe rrogozhinasit duken se do të jenë skuadra për t’u mundur nga ekipet e elitës. Presidenti Agim Demrozi po bën një punë jashtëzakonisht të mirë.

Ndërsa sot ka zgjedhur t’i mbajë të gjithë lojtarët afër duke i mbledhur pranë kompleksit ku kryhet seanca stërvitore. Është Renato Malota që zbulon klimën pozitive përmes një videoje në Instagramin e tij. Presidenti Demrozi shfaqet pranë zgarës, ndërsa të tjerët që përgatisin vendin për t’u ulur.

Nuk mungon fokusi as te Emiliano Musta që me sa duket s’i reziston dot mishit të pjekur nga kreu i klubit rrogozhinas. Kujtojmë që Egnatia gjendet në vendin e gjashtë me 8 pikë. Këtë javë do të luajë me Erzenin në kuadër të javës së shtatë të Superiores, sfidë e programuar të zhvillohet të premten në orën 15:00.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga