Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Pranë rekordit historik në Spanjë, La Liga “sfidon” Myrton: A do të shohim prapë gola të tillë nga UZUNI?

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Pranë rekordit historik në Spanjë, La Liga
Myrto Uzuni është njeriu i momentit në La Liga 2. Sulmuesi i Granadas po udhëheq renditjen e golashënuesve me 22 gola dhe është vetëm 3 rrjeta larg barazimit të rekordit historik me 25 gola në një sezon. Granadas i kanë mbetur edhe 3 ndeshja dhe mbetet të shihet nëse shqiptari do t’ja dalë të shkruaj emrin e tij me gërma të arta në librat e historisë së futbollit spanjoll. E para fillon pikërisht sot në orën 18:00 përballë Lugo të vendit të fundit që është zyrtarisht e rënë nga kategoria. Një mundësi perfekte për Uzunin dhe vetë Granadan të tentojnë objektivat e tyre. Faqja zyrtare e LaLiga në Instagram ka postuar një video ku Myrto Uzuni shënonte një supergol përballë Villarreal B dhe shtron pyetjen: A do të shohim përsëri gola të tillë nga Uzuni? Përgjigjen e kësaj pyetje do ta japë vetëm Uzuni, ditën e sotme…
 
View this post on Instagram
 

A post shared by LaLiga (@laliga)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga