
Një episod i pakëndshëm ka ndodhur gjatë ndeshjes së Kategorisë së Parë mes Lushnjes dhe Luzit të përfunduar në barazim 2-2. Pak para përfundimit të pjesës së parë kur rezultati ishte 0-2 për miqtë, në tribunën qendrore ka plasur një sherr i madh me disa tifozë të dy ekipeve që janë përleshur me grushta e shkelma.
Ndeshja u ndërpre për disa minuta deri sa situata u vendos nën kontroll për të vijuar më pas normalisht sfidën. Situata e pakëndshme në fushën e blertë si duket ka ndikuar edhe në tribunë me tifozët lushnjarë që po kalojnë një periudhë jo të mirë.
Poll