VIDEO/ “PERLA” e ASANIT mahnit UEFAN: Zgjidhni golin më të bukur
Shkruar nga NEWSPORT
Jasir Asani arriti të shënonte golin e parë për kombëtaren shqiptare në sfidën me Moldavinë. Një sfidë që përfundoi 2-0 në favor të kuqezinjve, ku golin e dytë do ta shënonte Nedim Bajrami.
Një gol skeptakoar nga shkupjani ngriti peshë mbi 22 mijë tifozë që po shihnin ndeshjen nga shkallët e stadiumit. Por jo vetëm shqiptarët, “perla” e ish-lojtarit të Partizanit ka mahnitur edhe vetë UEFAN.
Kjo e fundit nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka zgjedhur 4 golat më të bukur të mbrëmjes, teksa ka ftuar tifozët të votojnë atë më të bukurin.
Videoja e postuar nga UEFA nis pikërisht me golin e “shqiponjës” tonë, teksa vazhdon më pas me atë të Eljif Elmas të Maqedonisë në sfidën ndaj Ukrainës. Gjithashtu gjenden edhe golat e Grant – Leon Ranos i Armenisë ndaj Uellsit dhe goli i Bernard Silvës i Portugalis kundër Bosnje Hercegovinës.