
TIRANA – DINAMO BATUMI 1-1 (Flomarion 67') (Lushkja 93')
Ndeshja: Ka përfunduar ndeshja e parë për Tiranën në fazën e parë të Uefa Conference League në “Air Albania”. Ekipi bardheblu zhvilloi një ndeshje fantastike, por duke mos i shfrytëzuar të gjitha rastet e golit.
Bardheblutë u treguan solidë përballë gjeorgjianëve të Dinamo Batumit edhe pse ekipi i Tiranës pësoi i pari. Ishte Flomarion në minutën e 67-të ai që i dha avantazhin Dinamos. Por Tirana nuk u dorëzua dhe në minutën e 93-të ishte Lushkja që me një goditje në kokë shënoi një gol majft të bukur.
Një barazim i rëndësishëm që sigurisht ndikon edhe në ndeshjen e kthimit që do të luhet pas një jave.
Conference League, turi i parë kualifikues
Stadiumi: “Air Albania”
Arbitër: Robert Jones
Formacionet zyrtare:
Tirana: Selmani, Hoxhallari, Hila, Najdovski, Mici, Latifi, Deliu, Jonuzi, Doka, Hasani, Abazaj.
Dinamo Batumi: Chichkan, Giorbelidze, Balic, Kobakhidze, Mamuchashvili, Lytvvynenko, Teidi, jakobsen, Zaria, Tsitaishvili, Flamarion.
Komenti minutë pas minute:
Ndeshja përfundon në barazim 1-1
93’ Shpërthen “Air Albania”, Tirana barazon rezultatin
82' Lushkja dhe Hasani provojnë portën, por portieri kundërshtar i'u mohon golin
66' Tirana e pëson pas një përgjumje në mbrojtje
57' Hasani me një super goditje pranë portës, por topi shkon ngjitur me shtyllën
46' Starton pjesa e dytë në "Air Albania"
45+2'- Mbyllet pa gola pjesa e parë në "Air Albania".
42'- Albi Doka shfaqet rrezikshëm, godet fort drejt portes së Dinamos, por topi shkon jashtë.
30'- Hasani, Jonuzi dhe Lirion Latifi kombinime perfekte, por topi i goditur ky i fundit eshte qendrore.
28'- Zaria i kunderpergjigjet Hasanit, topi shkon siper portes se Selmanit.
26'- Florent Hasani provon per bardheblute, por topi shkon siper portes.
20'- Hoxhallari rikthehet rrezikshem ne kryeqytet, nje predhe e mbrojtesit "trondit" porten e Dinamos.
13'-Tirana e nis vrullshëm, bardheblutë fitojnë terren ndaj kundërshtarëve.
1’- Starton sfida në “Air Albania”, Tirana e Orges Shehit kërkon fitoren