KUKËSI – PARTIZANI 1-0
Abissnet Superiore, java e 23-të
Stadiumi: “Kukës Arena”
Arbitër: Eldorjan Hamiti
Formacionet zyrtare:
Kukesi (4-2-3-1): Tafas; Dragoshi, Bytyci, Ebert, Ndreca; Abdu, Delimidac; Basa Gj.Taipi, Peposhi; Barbosa Trajner: Rrahman Hallaçi
Partizani (3-4-1-2): Rexhepi; Preka, Telushi, Menich; Zuna, Matondo, Rrapaj, Atanaskoski; Hoti; Cara, Mba Trajner: Giovanni Colella.
Ndeshja: Kukësi ka arritur të marrë një fitore me shumë vlera duke mposhtur me rezultatin 1-0 Partizanin. Ka mjaftuasr goli i Gjelbrim Taipit që skuadra e drejtuar nga Rrahman Hallaçi të marrë 3 pikë. Edhe pse të kuqtë e Colellës u munduan të reagonin, verilindorët ishin vendosur mirë në fushën e blertë duke mos lejuar hapësira. Pas kësaj ndeshje, Kukësi ngjitet në kuotën e 28 pikëve në vendin e tetë, ndërsa Partizani mbetet në vend të dytë me 37 pikë.
Komenti minutë pas minute:
90'- Gjyqtari i katërt jep 5 minuta shtesë.
85'- Krosim i bukur nga Murataj, gjuan me kokë Mensah, por sfera shkon jashtë kuadratit.
66'- Partizani pranë pësimit të golit të dytë. Gafë e Menich, Basa del i vetëm me portierin Rexhepi por nuk arrin ta çojë sferën në rrjetë.
56'- Në fushë Da Silva, del jashtë Tedi Cara. Për brazilianin u përfol se nuk ishte i gatshëm sepse kishte udhëtuar jashtë vendit, por e vërteta është ndryshe.
46'- Partizani e nis me ndryshime pjesën e dytë. Murataj zë vendin e Prekës.
45'- Gjyqtari i katërt jep 3 minuta shtesë.
35'- Bruno Telushi devijon topin me dorën e ngjitur. Te Kukësi pretendojnë penallti. Por, gjithcka e rregullt sipas gjyqtarëve në VAR.
22'- Kukësi realizon golin e parë. Gjelbrim Taipi shënon me një roveshatë duke zhbllokuar rezultatin.
9'- Partizani pranë golit. Hoti gjuan bukur, por është Tafas ai që i mohon golin.
2'- Partizani e nis vrullshëm. Cara depërton bukur, pason për Hotin, por ky i fundit nuk ka shënjestrën e duhur.
1’- Shkelmohet topi i parë në “Kukës Arena”. Kukësi dhe Partizani kanë detyrim 3 pikët.