
LAÇI – PARTIZANI 3-2
Gjyqtar: Juxhin Xhaja
Formacionet zyrtare:
LAÇI: Selmani, Roganoviç, Velkoski, Turkaj, Ziko, Manellari, Ujka, Spahiu, Mazrekaj, Guindo, Shkurtaj. Trajner: Stavri Nica
PARTIZANI: Rexhepi, Hadroj, Sota, Atanaskoski, Telushi, Rrapaj, Matondo, Murataj, Cara, Mba, Da Silva Trajner: Giovanni Colella
Ndeshja: Laçi ka arritur të marrë 3 pikë me mjaft vlera kundër Partizanit që u fut në këtë përballje si favorit. Skuadra e drejtuar nga Stavri Nica përmbysi avantazhin e të kuqve që shënuan fillimisht me Da Silvën. U duk se gjithçka do të ishte shumë e thjeshtë për kryeqytetasit, por vendasit treguan vendosmëri duke barazuar me Guindon në 45 minutat e para. Në pjesën e dytë e nisën vrullshëm duke shënuar me Shkurtajn dhe sërish Guindo që trefishoi rezultatin. Më tej Mba ngushtoi diferencën në 3-2, por pa mjaftuar që të merrte pikë. Pas kësaj ndeshje, Partizani mbetet në kuotën e 48 pikëve, ndërsa Laçi ngjitet në vendin e pestë me 39 pikë. Kjo fitore e kurbinasve i shërben edhe Tiranës për t’u shkëputur në krye të Superiores nëse fiton sot ndaj Egnatias.
Komenti minutë pas minute:
90'- Gjyqtari i katërt jep 7 minuta shtesë.
88'- Mba ngushton shifrat me një supergol.
80'- Laci realizon golin e tretë me Guindon.
56'- Partizani barazon shifrat me Eljon Sotën. Gjuan me kokë qendëmbrojtësi dhe sfera shkon në rrjetë. Por VAR-i e anulon për offside.
48'- Vasil Shkurtaj kalon Lacin në avantazh. Nis keq pjesa e dytë për të kuqtë.
46'- Starton pjesa e dytë në Laç.
45'- Gjyqtari i katërt akordon 6 minuta shtesë.
43'- Laçi barazon me Guindon.
38'- Partizani në avantazh. Penallti për të kuqtë, Da Silva e shndërron në gol.
28'- Laçi pranë golit. Ujka gjuan nga distanca, topi devijohet nga Telushi që i jep drejtimin në tranversë.
16'- Partizani sërish pranë golit. Këtë herë me Da Silvën, por braziliani nuk godet si duhet.
11'- Partizani pranë golit. Arinaldo Rrapaj bën gjithcka bukur, gjuan prirët, por sfera shkon ngjitur me shtyllën e djathtë pingule.
1’- Fillon ndeshja në Laç.