Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Partizani 'harron' të fitojë... dhe të humbasë, ndaj Skënderbeut rregjistrohet barazimi i 5-të rradhazi

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Partizani 'harron' të fitojë... dhe të

Partizani 1-1 Skënderbeu

Superiore: Java 16

Stadiumi: Arena e Demave

Arbitër: Laver Alla

Ndeshja: Përfundon në barazim ndeshja mes Partizanit dhe Skënderbeut me dy skuadrat që ndajnë nga 1 pikë e cila mund t’i kënaqë të dyja. Të kuqtë harrojnë të fitojnë, por edhe të humbasin pasi shkojnë në 5 barazime rradhazi dhe 11 ndeshje pa humbje.

Heronjtë e skuadrave ishin Yuri Merlim me golin në pjesën e parë dhe Christian Mba që barazoi 30 sekonda nga nisja e të dytës. Vlen të theksohet një paraqitje fantastike e portierit të korçarëve, Alia i cili ndali disa herë tentativat e të kuqve.

FORMACIONET ZYRTARE:

Partizani (4-3-3): Qirko; Hadroj, Sota, Janjeva, Antanaskovski; Rrapaj, Mehmeti, Maguette; Cara, Mba, Keko. Trajner: Arbër Abilaliaj

Skënderbeu (3-5-2): Aliaj; Ramos, Dwumfour, Prençi; Frashëri, Yuri, Rabiu, Liço, Shaqe; Lika, Ahanonu. Trajner: Ivan Gvozdenovic

Komenti minutë pas minute:

90+6' Përfundon ndeshja.

77' Krosim i lartë në shtyllën e dytë ulet me gjoks nga Atanaskoski i cili godet dhe gjen gatishmërinë e portierit Alia.

68' Pretendime për penallti nga Partizani, Rrapaj rrëzohet në kufi të zonës, por gjyqtari vazhdon lojën. Ndërhyrja e VAR zbulon se faulli ishte jashtë zonës. (VIDEO)

62' Rrapaj driblon dhe godet brenda zonës, por portieri Alia bën mrekullinë. (VIDEO)

61' Krosim i Rrapajt nga këndorja, Keko fluturon mbi të gjithë, por godet ngjitur me shtyllën.

46' Nis me gol pjesa e dytë, Mba rikthen baraspeshën. (VIDEO)

45+2' Mbyllet pjesa e parë.

42' Ahanonu driblon 2 mbrojtëa dhe asiston për Yurin, Skënderbeu zhbllokon rezultatin. (VIDEO)

30' E pabesueshme ç'humbet Partizani, Tedi Cara gabon 1 metër me portën e boshatisur. (VIDEO)

13' Goditje e rrezikshme e Rrapajt nga distanca, portieri Alia bën mrekullinë. (VIDEO)

1’ Starton sfida në stadiumin “Arena e Demave”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga