Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Paqe pa gola në Durrës, Kukësi vijon ''agjërimin''

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Paqe pa gola në Durrës, Kukësi vijon

Teuta - Kukësi 0-0 FT

Nuk ka fitues në Durrës. Ndeshja mes Teutës  dhe Kukësit është mbyllur 0-0 në një 90 minutësh interesant.

Të dyja ekipet kërkuan të gjejnë rrugën e rrjetës, po pa ia dalë dot. Kështu, verilindorët shkojnë në kuotën e një  pike në kampionat, duke qëndruar në vendin e fundit (0 gola deri tani). Në krahun tjetër, durrsakët shkojnë në vendin e tre-të me 5 pikë.



FORMACIONET:

Teuta: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Kouros, Aleksi, Avdyli, E. Vila, L. Vila, Bregu, Hebaj Trajner: Edi Martini

Kukësi: Tafa, Dragoshi, Horic, Bytyçi, Demiri, Ymeri, Lulaj, Taipi, Ibraimi, Gashi, Leiria Trajner: Rrahman Hallaçi

Komenti minutë pas minute:

90'- Mbyllet takimi.

 72'- Lorenco Vila ka një mundësi mjaft të mirë, por godet keqazi.

52'- Një krosim i mirë nga zona, me Bregun që nuk godet fort. Gjithçka e thjeshtë për portierin.

46'- Nis e dyta.

45'- Mbyllet pjesa e parë.

42'- Leiria godet traversën.

39'- Tension në fushë pas një ndërhyrje ndaj Ibraimit. Arbitri qetëson gjakrat dhe mjaftohet me këshillimin (asnjë karton).

22' - Çfarë bën Leira?! I vetëm me portierin nuk ia del të shënojë.

20'- Ritëm i kënaqshem nga të dyja ekipet.

1'- Topi i parë shkelmohet nga durrsakët.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga