Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Pamje që nuk i shkojnë aspak sportit, dhunë e madhe në derbin e kryeqytetit, shkelma dhe grushta mes vajzave në parket

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Pamje që nuk i shkojnë aspak sportit, dhunë e madhe

Dhuna shpesh ka qenë prezente në sportin shqiptar. Shpesh jemi mësuar të shikojmë situata të tilla në futboll dhe mes meshkujve, por një ngjarje e tillë ka ndodhur edhe mes vajzave në basketboll.

Derbi i kryeqytetit mes vajzave të Tiranës dhe Partizanit ka degraduar në dhunë. Lojtare të të dyja skuadrave u përfshijnë në një sherr të madh, ku grushtat ndaj njëra-tjetrës nuk munguan.

Në videot e këtij momenti duket se ngjan me një  ndeshje boksi në ring, por jo është në parket mes vajzave të kryeqytetit.

Provokimet e njëasnjëshme që kanë bërë vajzat ndaj njëra-tjetrës ka çuar edhe në sherrin e shëmtuar mes tyre, ku Bannister mësohet se ka goditur e para ndaj kundërshtarëve të saj bardheblu. Kaq ka mjaftuar që të përfshihen edhe lojtaret e tjera ku nuk merrej më vesh se kush gjuante kë.

Kujtojmë se ky takim perfundoi në favorin e vajzave të Partizanit që triumfuan 86-83 ndaj atyre të Tiranës, me këto të fundit që u eliminuan nga gjysmëfinalja.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga