
Pas përfundimit të ndeshjes Flamurtari-Dinamo tifozët vlonjatë u bënë protagonist. Ata ishin të pakënaqur me arbitrimin e Kreshinik Cjapit. Ky i fundit akordoi një penallti për Dinamon në fund të sfidës që për vendasit ishte e padrejtë.
Duke u futur në tunel pas lojës tifozët kanë hedhur shishe dhe sende ndaj gjyqtarëve të ndeshjes. Atyre ju është dashur mbrojtja e frocave të rendit për t’u futur në dhomat e zhveshjes. Takimi përfundoi me fitoren e Dinamos 0-1, çka i vështirëson përpjekjet e vlonjatëve për t’u rikthyer në Superiore.
Poll