
Odise Roshi është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Sakaryaspor luajti në shtëpi përballë Bandirmaspor. Ndeshja e vlefshme për javën e 21-të të Kategorisë së Parë turke përfundoi me fitoren 1-0 të ekipi të shqiptarit.
Ishte pikërisht Roshi ai që shënoi golin e vetëm për të tijët dhe të vetmin e sfidës, duke i dhënë kështu 3 pikët ekipit të Sakaryaspor. Në minutën e 67’, pas një krosimi që Dimitrov dha nga këndi, “rraketa” e Kombëtares shqiptare kërceu mbi të gjithë dhe goditi me kokë një top që shkoi në fundin e rrjetës.
Kujtojmë që deri më tani, në këtë sezon, Odise Roshi ka shënuar 4 gola, teksa ka asistuar në dy të tjerë.
Goli i Odise Roshit. (VIDEO)
Poll