
Redon Xhixha ka gjetur rrugën e rrjetës në ndeshjen që po luhet aktualisht mës Qarabag dhe Turan Tovuz, e fundit në kampionat. Ish-sulmuesi i Tiranës tundi rrjetën në minutën e 2-të pas një krosimi të shokut të skuadrës dhe në mesin e zonës do të bënte rolin e bomberit ku do të arrinte i pari te topi për ta shtyrë në fundin e rrjetës.
Sulmuesi 24-vjeçar nuk u ftua nga trajneri Sylvinho për ndeshjet e qershorit pasi nuk ka pasur shumë hapsira por ky gol i fundit, sigurisht rrit më shumë kuotat e tij. Pas largimit nga Tirana, Xhixha hasi vështirësi në ambientim dhe te Qarabag presin që sulmuesi të shpërthejë vitin e ardhshëm kur të ketë bërë edhe fazën parasezonale me skuadrën.
Poll