Milot Rashica po kalon një formë fantastike teksa ka arritur të jetë sërish protagonist për ekipin e Galatasaray. Sulmuesi dardan është titullar në sfidën që po luhet aktualisht mes Galatas dhe Alanyaspor dhe në minutën e 63’ ka arritur të tund sërish rrjetën për të çuar rezultatin në 1-4 dhe t’i sigurojë 3 pikë të rradhës verdhekuqve që fluturojnë drejt titullit kampion.
Ky është goli i tij i shtatë këtë sezon në të gjitha garat teksa numëron edhe 4 asiste. Edhe në ndeshjen e fundit, sulmuesi ia doli të gjente rrugën e rrejtës për të konfirmuar formën fantastike që po kalon. Performancat e tij kanë bindur drejtuesit turq që janë gati të dërgojnë një ofertë zyrtare te Norwich për shërbimet e plota të lojtarit.