Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Nuk ka gol në 95 minuta lojë, Erzeni dhe Laçi ndahen në “paqe”

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Nuk ka gol në 95 minuta lojë, Erzeni dhe Laçi ndahen

ERZENI 0-0 LAÇI

Erzeni ka barazuar në ndeshjen që luajti përballë Laçit. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Arena e Demave” përfundoi në baraspeshë pa gola me rezultatin 0-0. Një ndeshje e vakët pa shumë raste. Në ato raste të pakta që u krijuan, portierët e të dy ekipeve u shfaqën protagonistë.

Me këtë barazim, Erzeni ngjitet në vendin e 7-të me 12 pikë, ndërsa Laçi ngjitet në vendin e 3-të me 14 pikë të grumbulluara.

Kategoria Superiore: Java e 10-të

Stadiumi: Arena e Demave

Arbitër: Eldorjan Hamiti

FORMACIONET ZYRTARE:

ERZENI: Hasanbelli, Maliqi, Sadiki, Atanda, Peposhi, Kacbufi, Alba, Migone, Kiqina, Meçja, Mihana. Trajner: Alfred Deliallis

LAÇI: Dajsinani, Kurti, Dajko, Paulo Junior, Qato, Kryeziu, Manellari, Ujka, Bajramaj, Melo, Sobowale. Trajner: Mirel Josa

Komenti minutë pas minute:

78' Laçi pranë golit, Hasanbelli kryen super pritje

46' Starton pjesa e dytë e sfidës Erzeni - Laçi, skuadrat në kërkim të golit

45+3' Ndeshje pa shumë raste, Erzeni dhe Laçi mbyllin në baraspeshë pjesën e parë

35' Erzeni pranë golit, Dajsinani shpëton kurbinasit

17' Ndeshje e qetë dhe pa raste

1’ Shkelmohet topi i parë në “Arena e Demave”, Erzeni pa tifozë sfidon Laçin

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga