
VORA – VALBONA 1-1
Kategoria e Dytë, Java 5
Gjyqtar: Laver Alla
Ndeshja: Ka përfunduar me rezultatin 1-1 përballja mes Vorës dhe Valbonës, e vlefshme për javën e pestë të Kategorisë së Dytë. Një sfidë mjaft e luftuar nga dy ekipet, por në fund ndanë pikët. Miqtë ishin të parët që shënuan me Prengën, ndërsa Englentin Gjoni barazoi shifrat në fundin e takimit. Pas kësaj ndeshje, skuadrat ngjiten në kuotën e 8 pikëve, përkatësisht në vendin e pestë dhe të gjashtë.
Komenti minutë pas minute:
90'- Gjyqtari i katërt jep 8 minuta shtesë.
89'- Eglentin Gjoni barazon rezultatin. Goditje e bukur me kokë e qendërmbrojtësit dhe sfera shkon në rrjetë.
63'- GOOOOOL! Befasi në Vorë, Valbona realizon golin e parë. Prenga godet bukur me kokë duke cuar topin në rrjetë.
53'- Cfarë rasti për Vorën. Rraboshta del i vetëm me portierin, por nuk arrin të çojë sferën në rrjetë.
46'- Nis pjesa e dytë.
45+5'- Jaupaj gjuan bukur, por Isli Hid pret në pozicion.
38'- Këndore për Vorën. Largon saktë mbrojtja e tropojanëve.
26'- Mbrohet mirë ekipi i Valbonës. Vorakët provojnë të shtyjnë para, por pa rezultat.
17'- Rraboshta gjuan nga distanca, topi shkon ngjitur me shtyllën e djathtë pingule.
11'- Tension në fushën e blertë. Ndërhyn gjyqtar Alla për të qetësuar gjithcka.
5'- Skuadrat luajnë fort në mesin e fushës duke u munduar të studiojnë njëra-tjetrin.
1’- Nis ndeshja në Vorë.