
Laçi 1-1 Teuta (Kryeziu 24' / Peposhi 86')
Laçi ka barazuar në shtëpi përballë Teutës në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të të “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në Kurbin, përfundoi me rezultatin 1-1.
Për Laçin shënoi Kryeziu, me lojtarin e kurbinasve që realizoi një supergol në minutën e 24’. Ndërsa Teuta gjeti barazimin në minutën e 86’ me Peposhin. Ky i fundit ktheu në gol një 11-metërsh.
Pas këtij barazimi, Laçi mbetet në vendin e pestë në kuotën e 26 pikëve, ndërsa durrsakët me 18 pikë renditen të fundit në tabelën e klasifikimit.
Kategoria Superiore: Java e 21-të
Stadiumi: “Laçi”
Arbitër: Kreshnik Cjapi
FORMACIONET ZYRTARE:
Laçi: Dajsinani, Mjaki, Dajko, Paulo Junior, Prodani, Kryeziu, Qato, Ujka, Tresa, Cordeiro, Sobowale. Trajner: Mirel Josa
Teuta: Vata, Kruja, Gjini, Jazxhi, Kotobelli, Peposhi, LLoci, Arifi, Çyrbja, Daci, Faust. Trajner: Edi Martini
Rastet e sfidës:
86' GOOOOL! Peposhi shënon golin e barazimit për Teutën. (VIDEO)
84' Penallti për Teutën pas konsultimit me VAR. (VIDEO)
24' GOOOOL! Kryeziu kalon Laçin në avantazh. (VIDEO)
7' Teuta rrezikon me Peposhin, por goditja shkon jashtë. (VIDEO)
1’ Starton sfida Laçi-Teuta.