
Egnatia 3-0 Dinamo City
Superiore: Java 8
Stadiumi: Egnatia Arena
Arbitër: Oltion Yzeiraj
Egnatia (4-3-3): Sherri, Fangaj, Malota, Xhemajli, Musta, Aleksi, Zejnullai, Fernando, Spahiu, Isgandarli, Paulauskas. Trajner: Edlir Tetova
Dinamo (4-4-2): Rexhepi; Marku, Mesa, Behiratche, Allmuça; Bardhi, Krasniqi, Lorran, Prodani; Denisson, Kaçorri. Trajner: Luigi di Biagio
Komenti minutë pas minute:
90+4' Përfundon ndeshja.
88' Ahmetaj shënon golin e 3-të, Egnatia mbyll llogaritë e fitores.
72' Karton i kuq! Mbajtje me dorë nga fanella, Krasniqi merr të verdhin e dytë dhe lë Dinamon me 10 lojtarë.
70' Aksion fantastik i Egnatias, Spahiu shtron një top për Isgandarli i cili godet drejt këmbëve të Rexhepit, në aksionin pasues, Aleksi provon nga distanca por topi shkon larg.
57' Harkim i rrezikshëm i Dinamos, Behiratche ngrihet mbi të gjithe, por devijon topin vetëm pak mbi traversë.
46' Nis pjesa e dytë.
45+2' Mbyllet pjesa e parë.
32' Supegol i Zejnullait nga goditja e dënimit, mesfushori dërgon topin në trekëndësh dhe dyfishon rezultatin.
26' Fantastik Gytis Paulaskas, bomberi lituanez i jep avantazhin Egnatias përballë Dinamo City.
23' Ndërhyrje fantastike e Behiratches, mbrojtësi ndal në momentin e fundit Fernandon i cili drejtohej i vetëm drejt zonës së portierit Rexhepi.
13' Kaçorri futet rrezikshëm në zonë, por e mban më shumë seç duhet topin dhe Sherri i ndal aksionin.
10′ Mesa surprizon me një goditje direkte pas krosimit nga këndorja, por topi shkon sipër katërkëndëshit.
5′ Kaçorri provon me një gjuajtje nga distanca, topi devijohet dhe shkon në duart e Sherrit.
1' Nis ndeshja në Rrogozhinë, ekipet në kërkim të fitores.