
Një nga zbulimet më efektive të Sylvinhos është Jasir Asani. Ish-futbollisti i Partizanit që aktualisht luan me ekipin e Gwangju FC në Korenë e Jugut ishte një nga më të mirët tek Kombëtarja jonë në ndeshjet e qershorit të vlefshme për Euro 2024.
Sulmuesi nga Shkupi ishte protagonist ditën e sotme me ekipin koreano-jugor. Futbollisti kuqezi ishte autor i një asistimi në minutën e 92-të duke i sjellë golin e avantazhit ekipit të tij.
Ekipi i tij nuk arriti të mbante avantazhin teksa në minutën e 98-të e pësuan. Kundërshtarët e Gangwon arritën të shënonin duke ndarë nga një pikë me ekipin e lojtarit nga Ilirida.
Asani mbetet një lojtar i rëndësishëm i ekipit nga Korea, por padyshim edhe një lojtar mjaft i rëndësishëm edhe për Kombëtaren tonë.
Foto e marrë nga / Federata Shqiptare e Futbollit, Facebook