
Asiedu Atobrah është lojtari që pritet të nënshkruajë me Kukësin. Atobrah është vetëm 21 vjeç dhe luan si mesfushor i djathtë, ose pas sulmit. Flitet se ka cilësi të mira teknike, por paga e lartë që kërkon ka bërë që ai të mbetet 6 muaj pa skuadër. Tashmë kërkesat e tij financiare mund t'i plotësojë Kukësi, por do të jetë stafi teknik që do të vendosë për të ardhmen e tij.
Karriera e tij nuk është e pasur, pasi është një lojtar me moshë të re. Në gusht të 2015 ai u transferua nga New Edubiase te Kortrijk, në Belgjikë, por që nuk u aktivizua në asnjë takim. Tashmë pritet të vijojë aventurën e tij në Shqipëri, por kjo do të mësohet në orët në vazhdim. Për t'u njohur më shumë me lojtarin shihni videon e mëposhtme.
https://www.youtube.com/watch?v=cFEHdofBHn8