Dejvi Bregu ishte protagnosit absolut ditën e sotme në ndeshjen mes Bolsupor dhe Ankara Keciorengucu ku luan edhe Jurgen Bardhi. Boluspor fitoi me rezultatin 3-1 me përmbysje port ë tre golat u gatuan nga fantazisti shqiptar.
Në minutën e 51’, Bregu do të barazonte me një super gol nga faulli me topin që prek traversën, shtyllën e më pas futet në rrjetë. 10 minuta më vonë do të asistonte për golin e 2-1 ndërsa në minutën e fundit të ndeshjes do të krosonte perfekt nga këndorja për të asistuar golin e tretë.
Trajneri i Kombëtares, Sylvinho u shpreh dje në konferencën për shtyp se ka nën vëzhgim rreth 70 lojtarë dhe Dejvi Bregu sigurisht që është një prej tyre teksa këtë sezon numëron 6 gola e 5 asistë në 27 ndeshje.
Goli i Bregut:
Dy asistet: