Në Shqipëri jemi në javën e derbit dhe tashmë vëmendjen e mediave e kanë marrë dy skuadrat kryeqytetase. Por nuk ngelen pas as legjionarët që arrijnë të lënë gjurmë në kampionetet e huaja. Si një përshëndetje për bardheblutë vjen një gol nga Ukraina.
Taulant Seferi është i pandalshëm në Ukrianë. Ish-sulmuesi i Tiranës ka gjetur ditën e sotme rrugën e rrjetës me skuadrën e Vorskla Poltava. Në minutën e 56-të të sfidës ndaj Lviv, Seferi u tregua i saktë nga pika e bardhe e penalltisë duke i dhënë avantazhin të tijve.
Kujtojmë se ky është goli numër 14-të për ish-in e Tiranës me fanelën e Vorskla.
Poll