
Kukësi luajti sot kundër Bylisit, ndeshje e vlefshme për javën e 23-të të Kategorisë Superiore U-21. Skuadra e drejtuar nga Oltijon Kërnaja shkëlqeu, por e pësoi në fundin e takimit teksa mallakastriotët shënuan golin e barazimit në rezultatin 3-3.
Ai që la gjurmë pozitive në këtë përballje ishte sulmuesi Marjus Kola. Ky i fundit shënoi një gol spektakolar nga goditja e dënimit duke treguar se në kampin kuksian po shkëlqen një futbollist që mund t’i shërbejë pa frikë edhe ekipit të parë.
Nga e majta e fushës, Kola godet një goditje dënimi dhe fundi është trekëndëshi i katërkëndëshit të portierit mik. Padyshim një gol që mund ta kenë zili edhe lojtarët profesionistë të elitës së futbollit shqiptar.