Champions League
Kanë përfunduar dhe dy takimet e fundit për fazën 1/16 në Champions League. Real Madrid fitoi ndaj Liverpool me rezultatin 1-0. Golin e vetëm të sfidës e shënoi Benzema në minutën e 77. Francezi çoi topin në rrjetë pas një rrëmuje në zonë. Madrilenët kualifikohen për më tej në çerekfinale pasi dhe ndeshjen e parë fituan 2-5 në “Anfield”. Me rezultat të përgjithshëm ata kualifikohen 6-2. Ndeshja e sotme pati ritëm të lartë megjithëse u shënua vetëm një gol. Të besuarit e Ancelotti ishin “mur” në prapavijë dhe patën shumë raste në kundërsulm. Skuadra e Klopp donte ta vinte përpara Realin por nuk arriti të çante dot.
Në sfidën tjetër Napoli mori një fitore tjetër ndaj Eintracht Frakfurt. Skuadra e Spalettit fitoi 3-0 duke u kualifikuar me rezultat të përgjithshëm 5-0. Sot shënoi dy gola Osimhen njërin në fund të pjesës së parë dhe tjetrin në startin e së dytës. Më vonë ishte Zielinski që nga pika e bardhë e penalltisë trefishoi shifrat. Takimin e parë napoletanët e kishin fituar 0-2 dhe të premten ata do të presin shortin e çerekfinaleve në Champions ku do të mësojnë kundërshtarin e rradhës.
Real Madrid 1-0 Liverpool (Benzema 77')
Real Madrid (4-3-3): Courtois; Carvajal; Nacho; Rudiger; Militao; Camavinga; Modric; Kroos; Valverde; Vinicius Jr.; Benzema. Trajner: Carlo Ancelotti
Liverpool (4-3-3): Alisson; Alexander-Arnold; Konate; Van Dijk; Robertson; Fabinho; Milner; Gakpo; Nunez; Salah; Jota. Trajner: Jurgen Klopp
77'- Rrëmujë në zonë dhe Benzema dërgon topin në rrjetë 1-0 për Realin.
67'- Vinicius pason për Benzema futet në zonë, godet por topi shkon mbi traun e portës.
53'- Valverde përballë portierit, godet por Alisson ndal topin.
20' "Predhë" nga distanca e Camavingas, "drithërima" në "Santiago Bernabeu"
14' Tjeter rast per Realin, portieri Alisson ben mrekulline ndaj Vinicius
9Reali shumë pranë golit, Kroos nbuk pason sic duhet per Benzema.
1' Nis ndeshja.
Napoli 3-0 Eintracht Frankfurt (Osimhen 45',53', Zielinski 64' pen.)
Napoli (4-3-3): Meret; Di Lorenzo; Rrahmani; Kim; Mario Rui; Anguissa; Lobotka; Zielinski; Politano; Osimhen; Kvaratskhelia. Trajner: Luciano Spalleti
Eintracht (3-4-2-1): Trapp; Ndicka; Soë; Kamada; Rode; Borre; Buta; Gotze; Tuta; Knauff. Trajner: Oliver Glasner
64. Penallti për Napolin. Zielinski godet dhe shënon 3-0.