Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Mungesat në derbi bëjnë "ligjin" në Laç, Tirana "fluturon" me Hilën dhe Hasanin

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Mungesat në derbi bëjnë "ligjin" në

Laçi 1-3 Tirana (Guindo 90' / Hasani 17', Hila 68', 73')

Superiore: Java 34

Stadiumi: Laç

Gjyqtar: Klodian Shahini

Ndeshja:  Tirana merr një fitore që e afron akoma më shumë me titullin kampion. Bardheblutë mposhtën Laçin në transfertë me rezultatin 1-3. Heronjtë e ndeshjes ishin dy mungesat e rëndësishme në derbi, Hasani dhe Hila. Kosovari shënoi golin e parë në pjesën e parë ndërsa mesfushori me një dygolësh brenda 5 minutave, më saktë 68’ dhe 73’, vulosi fitoren e Tiranës. Guindo do të shënonte golin e vetëm në minutën e 90’ por nuk do të mjaftonte për të ndryshuar fatin e sfidës. Kampionët në fuqi mbajnë sërish vendin e parë, 2 pikë larg Partizanit teksa kanë mbetur edhe 2 javë për t’u luajtur.

Formacionet Zyrtare:

Laçi (4-2-3-1): Selmani; Roganovic, Velkoski, Turkaj, Ziko; Manellari, Ujka; Guindo, Bibo, Mazrekaj; Shkurtaj. Trajner: Stavri Nica

Tirana (4-3-3): Bekaj; Toshevski, Najdovski, Lulaj, Pergjoni; Deliu, Aleksi, Hila; Hasani, Abazaj, Haxhiu. Trajner: Orges Shehi

Komenti minutë pas minute:

90+5' Përfundon ndeshja.

90' Guindo ndëshkon Tiranën, gafë e Tosevskit.

73' Ardit Hila shënon të tretin, Abazaj nxjerr të vetëm mesfushorin me portën e boshatisur.

68' Tirana feston golin e dytë, Ardit Hila dërgon topin topin në rrjetë.

62' Hasani avancon në krahun e djathtë dhe pason në zonë për Abazajn por ky i fundit e dërgon topin shumë larg portës.

58' Sa pranë golit Laçi, Najdovski largon topin në vijën e portës.

55' Deliu rikthen hijet e golit në derbi, por kësaj rradhe shkon jashtë portës.

50' Provon Laçi me Ujkën, mesfushori godet fort nga distanca por sfera devijohet nga mbrojtësit e Tiranës.

46' Nis pjesa e dytë.

45+3' Mbyllet pjesa e parë.

34' Mazrekaj kroson nga faulli, rrëmujë në zonë por Najdovski pastron zonën e tij.

32' Manellari provon nga distanca, por Bekaj pret në dy kohë.

28' Komunikim jo i mirë mes Lulajt dhe Bekajt. Mbrojtësi prek topin por fatmirësisht për Tiranë, është i lartë dhe gardiani arrin ta presë.

25' Guindo tenton nga distanca e largët por topi devijohet nga Najdovski e më pas në duart e Bekajt.

24' Krosim i Laçit në shtylln e dytë por Tosevski pastron zonën.

17' Shënon Tirana, Florent Hasani godet nga distanca dhe dërgon topin ngjitur mne shtyllën.

8' Top i gjatë i Tosevskit drejt portës, vrapon Hila por Selmani arrin i pari te topi.

1' Fillon ndeshja

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga