
José Mourinho është rikthyer në Romë, pas përfundimit të pushimeve ai tashmë është gati për të sezonin e tij të tretë me verdhë e kuq. “Special One” u ul rreth orës 14.30 në aeroportin “Ciampino” me një fluturim nga Lisbona, së bashku me të besuarin e tij Nuno Santos.
Buzëqeshje dhe përqafime me Markon, shoferin e klubit që e mori me të mbërritur, por mbi të gjitha një dëshirë e madhe për të folur. Edhe nëse, të paktën për momentin, portugezi nuk preferon të shkojë shumë larg në merkaton që po ndjek klubi i Romës.
“Unë jam gjithmonë gati, nuk pres dhurata. Jam i lumtur që kthehem në punë. Nuk kam preferenca për një lojtar të caktuar, tregu nuk është për mua, mendoj vetëm të punoj. Të hënën në mëngjes në 8 punojmë. Unë nuk mendoj për asgjë, jam një burrë në fushë, jam shumë i lumtur”, ka thënë Mourinho.