Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Milani mposhtet nga Rennes, por i falet ndeshjes së parë dhe kualifikohet

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Milani mposhtet nga Rennes, por i falet ndeshjes së parë dhe

Rennes 3-2 Milan (Bourigeaud 11', 54', 68' / Jovic 22', Leao 58')

Milani është mposhtur mbrëmjen e sotme në transfertë përballë Rennes, ndeshje e cila ishte e vlefshme për fazën e 1/16-ve të Europa League. Sfida që u zhvillua në stadiumin ““Roazhon Park”, përfundoi me fitoren 3-2 të francezëve, por Milani kualifikohet për më tej falë ndeshjes së parë që triumfuan 3-0. Golat për Rennes në këtë sfidë u shënuan të 3 nga Bourigeaud, i cili luajti një ndeshje mjaft të mirë. Në krahun tjetër, për Milanin shënuan Leao dhe Jovic.

FORMACIONET ZYRTARE:

RENNES: Mandanda, Truffert, Theate, Omari, Doue, Santamaria, Bourigeaud, Doue, Terrier, Gouiri, Kalimuendo.

MILAN: Maignan, Florenzi, Kjaer, Gabbia, Hernandez, Bennacer, Reijnders, Pulisic, Musah, Leao, Jovic.

Rastet e ndeshjes:

90+6' Mbyllet sfida, Milani mposhtet, por kualifikohet.

68' Bourigeaud shënon golin e 3-të personal dhe të 3-tin për Rennes. (VIDEO)

66' Jovic prek topin me dorë zonë, tjetër penallti për Rennes. (VIDEO)

58' Leao shënon golin e barazimit, sfida shkon në 2-2. (VIDEO)

54' Bourigeaud rikthen Rennes në avantazh. (VIDEO)

53' Penallti për Rennes. (VIDEO)

46' Starton pjesa e dytë.

45+1 Mbyllet 1-1 pjesa e parë.

22' Jovic rikthen baraspeshën. (VIDEO)

11' Rennes kalon në avantazh me anë të Bourigeaud. (VIDEO)

1' Starton sfida.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga