Milan 1-1 Atalanta (Leao 3' / Koopmeiners 42')
Milani ka barazuar mbrëmjen e sotme në shtëpi përballë Atalantës ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të të Serie A. Sfida që u zhvillua në stadium “San Siro”, përfundoi me rezultatin 1-1.
Vendasit kaluan në avantazh që në minutën e 3' me anë të Leaos, me portugezin që shënoi një supergol. Golit të Leaos iu kundërpërgjigj Koopmeiners në minutën e 42’ me anë të një penalltie, ku nuk gaboi dhe riktheu baraspeshën.
Pjesa e dytë “foli” e gjitha për Milanin, me kuqezinjtë e Piolit që “bombarduan” portën kundërshtare, por pa mundur të gjejnë rrugën e rrjetës.
Pas këtij barazimi Milani shkon në kuotën e 53 pikëve dhe mbetet në vendin e tretë, ndërsa Atalanta me 46 pikë është e pesta në tabelën e klasfikimit.
FORMACIONET ZYRTARE: MILAN (4-2-3-1): Maignan; Florenzi, Gabbia, Thiaw, Theo Hernandez; Bennacer, Adli; Pulisic, Loftus-Cheek, Rafael Leao; Giroud. ATALANTA (3-4-1-2): Carnesecchi; Scalvini, Gjimshiti, Kolasinac; Holm, Ederson, De Roon, Ruggeri; Koopmeiners; Miranchuk, De Ketelaere. Rastet e ndeshjes: 80' Milani "bombardon" portën kundërshtare, por nuk gjen golin. (VIDEO) 69' Iluzion goli në "San Siro", Pulisic vendos duart në kokë. (VIDEO) 61' Rasti i artë i Calabrias. (VIDEO) 58' Loftus-Cheek kërkon golin, por goditja e tij është e lehtë. (VIDEO) 45+3' Mbyllet pjesa e parë 1-1. 42' Koopmeiners vendos baraspeshën, Milan 1-1 Atalanta. (VIDEO) 41' Penallti për Atalantën. (VIDEO) 36' Milani pretendon për penallti, VAR-i dhe Orsato thonë "JO". (VIDEO) 18' Berat Gjimshiti pranë golit. (VIDEO) 3' Leao kalon Milanin në avantazh. (VIDEO) 1' Starton sfida në "San Siro".
Galeria fotografike (
1 / 10
)