
Kastrioti - Vllaznia 2-2 (Rexhinaldo 45+3' p, Mihana 90'/ Coba 41', 47' Kaina)
Superiore: Java 32
Stadiumi: Elbasan Arena
Gjyqtar: Enea Jorgji
Ndeshja:
Kastrioti dhe Vllaznia nuk shkuan më shumë se barazimi 2-2 mes tyre në “Elbasan Arena”. Kjo sfidë ishte e vlefshme për javën e 32-të të Abissnet Superiore. Djemtë e Goce Sedlovskit do të gjenin golin e avatazhit në minutën e 41-të kur Çoba do të mposhte Salin.
Në sekondat e fundit të pjesës së parë Juric do të shkaktonte penallti dhe do të ndëshkohej me të dytin e vredhe, duke lënë kuqeblutë me 10 lojtyarë. 11-të metërshi shnërrohet në gol nga Rexhinaldo dhe skuadrta shkojnë në dhomat e zhveshjes 1-1.
Fraksioni i dytë do të niste me gol nga miqtë, të cilët që në minutën e 47-të do të rikthehnin avantazhin. Kaina i cili në pjesën e parë zëvendësoi Balaj arriti të shkunde rrjetën e vendasve.
Në “Elbasan Arena” minutat e mbetura do të ishi një spektakël, teksa MIhana do të barazonte shifrat në 2-2. Vllaznia pas këtij barazimi ka 43 pikë, ndërsa Kastrioti shkon në 32 pikë. tashmë shkodrantë janë 6 pikë larg vendit të tretë që mbahet nga Egnatia.
Formacionet Zyrtare:
Kastrioti (4-3-3): Sali; Zogaj, Onanuga, Stojanovic, Rami; Bejzade, Mehmeti, Hasani; Greca, Reginaldo, Selmani. Trajner: Emiliano Çela
Vllaznia (4-3-3): Zogovic; Juric, Shehi, Bulatovic, Hakaj; Jonuzi, Boshnjaku, Marku; Çoba, Balaj, Latifi. Trajner: Goce Sedloski
Komenti minutë pas minute:
90+5'- Mbyllet ndeshja 2-2. Skuadrat marrin nga nje pike.
90'- Mihana shtang Vllaznine. barazohen shfrat ne "Elbasan Arena".
81’-Lojë e bukur dhe me ritëm në Elbasan. Kastrioti sulmon në kërkim të golit të barazimit, ndërsa Vllaznia mbrohet mirë dhe mundohet të shënojë golin e qetësisë në kundërsulm
78’-Aksion i bukur i Kastriotit, por Greca nuk arrin që të finalizojë siç duhet
77’-Provon Alivoda nga distanca, por gjuajtja e tij përfundon mbi kuadrat
72’-Mundësi e artë për Vllazninë për të shënuar golin e sigurisë, por Çoba në dy raste i vetëm përballë Salit nuk arrin që të kalojë portierin e Kastriotit
61’-Krutanët kanë shtuar presionin dhe mundohen të shfaqen rrezikshëm në zonën e Zogoviç, por nuk kanë arritur që të vënë në provë portierin
53’-Kastrioti është shokuar nga goli i shkodranëve dhe nuk arrin që të reagojë, ndonëse luan me një lojtar më shumë
47'- Kaina gjen golin e dyte per shkodranet. 1-2 per Vllaznine
46'- Nis pjesa e dytë. Skuadrat në kërkim të fitores.
45+3'- Rexhinaldo shenon ne porten e Zogovic. 1-1 kastrioti-Vllaznia dhe mbyllet pjesa e pare.
45'- Penallti per Kastriotin, Rexhinaldo mbahet ne zone nga Juric, me kete te fundit qe del me te kuq, pasi mori te dytin e verdhe.
41'- Gol nga hici, Vllaznia kalon ne avantazh me Coben. 0-1 per Vllaznine
39’- Mungojnë rastet e pastra për shënim. Vllaznia ka spostuar lojën në gjysmëfushën e Kastriotit, por pa arritur që të shqetësojë portierin Sali
29'- Vllaznia pretendon per penallti per top te prekur me dore nga Zogaj, por nuk ka 11-metersh pëe Enea Jorgjin.
22'- Levizje e cuditshme e Sedlovskit, nxjerr nga fusha Balajt dhe ne vend te tij Kaina. Nuk dihet nese shkodrani ka demtim apo eshte zgjedhje teknike e maqedonasit.
18’- Mehmeti tenton direkt portën nga një goditje standarde, por pret pa vështirësi Zogoviç.
14’- Edhe Kastrioti fillon të shohë nga sulmi, krutanët mundohen të rrezikojnë nga një goditje këndi, por pa arritur të vënë në vështirësi mbrojtjen e Vllaznisë.
10'- Mundësi e mirë për Vllazninë për të kaluar në avantazh. Jonuzi finalizon që aksion të gjatë të shkodranëve, por Onanuga bllokon gjuajtjen që po shkonte drejt portës.
1' Nis ndeshja në Elbasan, ekipet duan fitoren.