Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Merr fund pritja, NGOO mbërrin në kryeqytet dhe takohet me presidentin Halili: Tirona dashni, Tirona kampione

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Merr fund pritja, NGOO mbërrin në kryeqytet dhe takohet me

Ka marrë fund pritja, Michael Ngoo ka mbërritur ditën e sotme në Tiranë. Sulmuesi rikthehet për herë të dytë në kryeqytet, ndërsa zyrtarizimi për firmën me lojtarin është bërë dy ditë më parë nga vetë klubi në faqen zyrtare.

Pas shumë ditësh pritje, Ngoo ka mbërritur në Tiranë, teksa sot është takuar edhe me presidentin Halili në zyrat e klubit.

"Mirëseerdhe, suksese dhe mbarësi për këtë vit", ishin fjalët e presidentit drejtuar lojtarit. Nuk ka munguar as përgjigja e Ngoo në gjuhën shqipe. "Faleminderit", shprehet sulmuesi anglez. Në videon e radhës të postuar nga klubi, Ngoo shprehet: Ça bone, ça bone, Tirona dashni, Tirona kampione pashja jetën, hajde".

Ngoo do të niset drejt Pogradecit për t'u bashkuar me ekipin në fazën përgatitore.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga