Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ “Më shumë tifozë ne, se ata”, ERZENI tregon momentin kur kapitenët motivojnë skuadrën për sfidën me KUKËSIN

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ “Më shumë tifozë ne, se ata”, ERZENI tregon
Erzeni ditën e djeshme mori një fitore mjaft të rëndësishme në  një nga transfertat më të vështira në “Abissnet Superiore”. Shijakasit mposhtën pastën Kukësin me shifrat 2-0 në “Kukës Arena”. Skuadra e Xhevahir Kapllanit kishte mbështetjen e tifozëve, të cilët ishin më të shumtë në numër se sa ato vendas. Një triumf karakteri ky për Erzenin, ku nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale tregohet momenti kur kapitenët e ekipit, Gëzim Krasniqi dhe Ardit Peposhi motivojnë shokët e skuadrës pak para duelit me verilindorët. “Është një ambient që të krijon trysni. Duhet vetëm përqendrim dheluftë të fortë sportive dhe ne do ia dalim”, dëgjohet të thotë mbrojtësi Krasniqi. “E panë edhe në nxehmje se ne kemi më shumë tifoza se sa ato, të gjithë që jemi këtu nga minuta e parë deri në fund duhet të bëjmë maksimumin dhe të luftojmë në çdo cep të fushës. Kjo është ndeshja jonë, sot është ndeshja jonë”, janë fjalët e Peposhit.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by KF Erzeni (@kferzeni)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga